Sunday Aug 01

Morina: PSK mbështet aktivitetin e EULEX-it në luftimin e korrupsionit


Partia Socialiste ka mbështetur fuqishëm kundërshtimin e sindikatës së PTK-së për të mos pranuar privatizimin e këtij aseti të rëndësishëm të ekonomisë dhe do të mbështes përherëshmërishtë kërkesat e drejta të sindikatave të Kosovës në përgjithësi.

Prishtinë, 31 korrik 2010
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste të Kosovës, Haki Morina, në konferencën e sotme për shtyp tha se periudha pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, duhet shfrytëzuar maksimalisht nga ana e diplomacisë së Kosovës për të përshpejtuar procesin e pashmangshëm të njohjeve të reja të anëtarsimit të Kosovës në organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ai tha se përkrahja e faktorit ndërkombëtar në luftën e popullit shqiptar për liri e pavarësi nuk ka ndodhur për hatër të asnjë lideri politik në Kosovë, por për shkak të parimeve dhe koncepteve liridashëse të qeverisë amerikane dhe qeverive të shteteve të zhvilluara evropiane e të vendeve tjera demokratike të botës.

Morina tha se Partia Socialiste edhe një herë konfirmon mbështetjen e plotë të aktivitetit të EULEX-it në përgjithësi, sidomos në angazhimin e tij në luftimin dhe hetimin e korrupsionit në Kosovë.

Moskalimin e strategjisë për privatizimin e PTK-së, Morina e quajti fitore të të gjithë atyre që mendojnë dhe angazhohen për t’i siguruar buxhetit të Kosovës të ardhura të përhershme, pra që mendojnë në perspektivë zhvillimin ekonomik, për të cilën angazhohet Partia Socialiste, e jo për politika ditore ekonomike, për të cilat angazhohen politikat e djathta ose lidershipi i sotëm qeverisës.

Partia Socialiste ka mbështëtur fuqishëm kundërshtimin e sindikatës së PTK-së për të mos pranuar privatizimin e këtij aseti të rëndësishëm të ekonomisë dhe do të mbështes përherëshmërishtë kërkesat e drejta të sindikatave të Kosovës në përgjithësi.

Morina foli edhe për debatin e filluar për Kodin Zgjedhor. Ai tha se Partia Socialiste ka deponuar kërkesën me shkrim në KQZ për pjesëmarrje të gjithë spektrit politik në debatin për hartimin e një ligji që lejon mundësi më të mëdha të përfaqësimit të interesave elektorale në Parlament.

PSK kërkon që të përfshihet në bisedime për hartimin e Kodit Zgjedhor


Deputeti Xhemajli: Vendosja e kamerave do të ndërpriste dukuritë e dënueshme të mbushjes së kutive.
PSK mbështet propozimin për heqjen e votimit me kusht dhe kërkon vendosjen e kamerave në vendvotime.


Prishtinë, 26 korrik 2010
Në seancën plenare të së hënës, në të cilën është diskutuar raporti i punës së Komisionit Qendror Zgjedhor për vitin 2009, deputeti i PSK-së Emrush Xhemajli ka paraqitur një varg rekomandimesh për KQZ-në. Fillimisht deputeti Xhemajli ka thënë se raporti i paraqitur nga KQZ ka shumë mangësi, prandaj nuk do ta mbështes miratimin e këtij raporti.
Deputeti Xhemajli ka bërë të ditur se Partia Socialiste e Kosovës, të cilën e përfaqëson, pranon rekomandimet e Komisionit për Legjislacion e Gjyqësi për Komisionin Qendror Zgjedhor.  

Read more: PSK kërkon që të përfshihet në bisedime për hartimin e Kodit Zgjedhor

Protestë kundër privatizimit të PTK-së, protestën e mbështeti edhe PSK-ja


Emrush Xhemajli, deputet i PSK-së, “unë kam dal këtu të solidarizohem me kërkesat tuaja kundër privatizimit të PTK-së, sepse sikurse ju jam i bindur thellë se me këtë është duke u dëmtuar ekonomia e vendit, buxheti i Kosovës...”


Prishtinë, 26 korrik 2010
Qindra punëtorë të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), të organizuar nga sindikata e kësaj ndërmarrjeje publike e cila është kundër privatizimit të PTK-së, kanë protestuar të hënën para Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar nga deputetët që edhe ata të kundërshtojnë vendimin e Qeverisë për privatizimin e PTK-së. Kësaj proteste i janë bashkuar edhe sindikata të tjera, siç është Sindikata e Trepçës, por edhe subjekti politik, Partia Socialiste e Kosovës.  

Read more: Protestë kundër privatizimit të PTK-së, protestën e mbështeti edhe PSK-ja

Page 1 of 27

Xhirollogaria

Emri:
PARTIA SOCIALISTE E KOSOVËS

Emri i bankës:
ProCredit Bank

Numri i xhirollogarisë:
1110084180000126

Swift Code:
MBKORS22

Adresa:
Prishtinë, 10000, Kosovë

PSK - parimet themelore

Partia Socialiste e Kosovës u krijua si domosdoshmëri politike, pas krijimit të rrethanave të reja kombëtare: çlirimit të vendit, shpalljes së Pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare të Kosovës shtet sovran e i pavarur.

PSK do të jetë subjekt politik i së majtës europiane, që respekton pluralizmin demokratik dhe vlerat e  shoqërisë qytetare.

Veprimtarinë e saj politike do ta udhëheqin parimet dhe vlerat e mirëfillta demokratike.

Ajo do të angazhohet për një shoqëri të lirë demokratike, që respekton vullnetin, tolerancën, diversitetin e njerëzve dhe liritë e të drejtat qytetare.

PSK do të angazhohet për ndryshime pozitive në shoqëri dhe për zhvillimin e natyrshëm  të vendit në ritmin modern të botës.

PSK do të jetë e hapur për bashkëpunim të barabartë me të gjitha subjektet politike kombëtare e ndërkombëtare për çështjet me interes të përbashkët për vendin e më gjerë.


Lexo programin...