Sunday Sep 05

Morina: Grindja mes Qeverisë dhe AAK-së në lidhje me bisedimet “sekrete” me Serbinë tregon paaftësinë dhe joseriozitetin e politikës aktuale


 - Çështja e Mitrovicës së Veriut, mund të zgjidhet vetëm duke realizuar një bashkëpunim cilësor mes institucioneve të Kosovës dhe faktorit vendimmarrës ndërkombëtar që përfaqësohet nga EULEX-i dhe KFOR-i.
- Deklarata e zëdhënësit të Qeverisë Memli Krasniqi se “është mentalitet i tejkaluar ndërhyrja e qeverisë në çmime”, në këtë rast të çmimit të bukës, tregon mungesën e njohjes elementare të funksionit të ekonomisë së tregut nga ana e qeverisë së Kosovës. Në fakt është e kundërta, mosndërhyrja e qeverisë në çmimet e artikujve kryesorë për jetën e popullit është mentalitet i tejkaluar dhe antievropian.

  
Prishtinë, 21 gusht 2010
Partia Socialiste e Kosovës mendon se zhurma e ditëve të fundit në lidhje me shpalljen e të ashtuquajturës “pavarësi e Mitrovicës së Veriut” nga ana e serbëve, është në favorin e vet ekstremistëve serbë, tha sot në një konferencë shtypi, Haki Morina, sekretar i përgjithshëm i PSK-së.  Ai tha se PSK është kundër marrjes me këtë çështje pasi vetë politika e quan të parëndësishme.

E kemi deklaruar edhe më parë se çështja e Mitrovicës së Veriut, mund të zgjidhet vetëm duke realizuar një bashkëpunim cilësor mes institucioneve të Kosovës dhe faktorit vendimmarrës ndërkombëtar që përfaqësohet nga EULEX-i dhe KFOR-i, tha Morina.

Duke folur për akuzat e ndërsjella ndërmjet AAK-së dhe Qeverisë, Morina tha se grindja mes Qeverisë dhe AAK-së në lidhje me bisedimet “sekrete” me Serbinë tregon qartë edhe njëherë paaftësinë dhe joseriozitetin e politikës aktuale, e cila për të realizuar interesa partiake është në gjendje të përdorë mjete nga më të papastrat.

Morina tha se deklarata e fundit e zëdhënësit të Qeverisë Memli Krasniqi se “është mentalitet i tejkaluar ndërhyrja e qeverisë në çmime”, në këtë rast të çmimit të bukës, tregon mungesën e njohjes elementare të funksionit të ekonomisë së tregut nga ana e qeverisë së Kosovës. Në fakt është e kundërta, mosndërhyrja e qeverisë në çmimet e artikujve kryesorë për jetën e popullit është mentalitet i tejkaluar dhe antievropian.

PSK mendon se gjendja e mjeruar e shumicës dërmuese të popullit, vjen për shkak të mentalitetit arkaik të politikës së sotme e cila duhet nisur menjëherë procesin reformues nëse dëshiron të mos e çoj Kosovës drejt kolapsit të përgjithshëm, që nënkupton edhe cenimin e shtyllave kryesore të demokracisë, e cila tani është e rrezikuar seriozisht nga metodat totalitariste të qeverisjes.

Varfëria dhe Qeveria


Veprimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për privatizimin e PTK-së tregon qartë dhe më ilustrativisht konceptin e gabuar, rrugën pa krye, mentalitetin jomodern të klasës politike në përgjithësi dhe në veçanti të koalicionit qeverisës PDK-LDK. Shpesh në parlament qeveria i arsyeton këto veprime, që i përkasin konceptit të djathtë, jo atij të majtë, por është e qartë se këto arsye edhe po të ishin të tilla nuk i japin të drejtë qeverisë që të vendosë duke e shtypur vullnetin e popullit që dëshiron të mbrojë pasurinë e tij.

ARBEN RASHKAJ
Problemi i varfërisë, i cili ka kapluar realisht një numër të konsiderueshëm të familjeve në Kosovë, është një tregues mjaft i dobishëm për ta kuptuar shkallën e zhvillimit ekonomik dhe efektet negative të privatizimit, që institucionet në mënyrë të dhunshme kanë imponuar duke e shpërfillur skajshmërisht vullnetin e punëtorëve të atyre ndërmarrjeve, të cilët kanë kundërshtuar me të drejtë mënyrën dhe modelin që ka ndjekur Qeveria e Kosovës, ndërsa vullnetin e qytetarëve as që e ka llogaritur duke i neutralizuar ata si pronarët e vërtetë të kësaj pasurie shoqërore dhe publike.

Read more: Varfëria dhe Qeveria

PSK kundërshton shtrenjtimin e bukës dhe mbështet grevën e minatorëve


Partia Socialiste e Kosovës ka kundërshtuar sot shtrenjtimin e bukës dhe ka kërkuar nga qeveria rritjen e subvencioneve për bujqësinë.
PSK mbështet grevën e minatorëve dhe kërkon nga qeveria rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës.
Menaxhimi i dobët i ndërmarrjeve publike nga ana e qeverisë, i cili bëhet me qëllim që të imponohet privatizimi i pashmangshëm i tyre, dhe shtimi i vazhdueshëm i shpenzimeve buxhetore, konfirmon edhe njëherë qëndrimin e PSK-së se politika e varfërimit dhe mjerimit të jetës së popullit të Kosovës është politikë jokombëtare, që dëmton seriozisht interesat shtetërore të Kosovës.


Prishtinë, 14 gusht 2010
Mirjeta Selimi, sekretare për informim e PSK-së, në konferencën e mbajtur për shtyp, pasi u ka  uruar të gjithë besimtarëve mysliman muajin e madhërishëm të Ramazanit, tha se Partia Socialiste është kundër “modaliteteve” të zgjidhjes së problemit të Mitrovicës së veriut! Sigurisht që PSK është kundër bisedimeve sekrete, prapa shpinës së popullit, me Serbinë, prandaj kërkon nga AAK publikimin e fakteve të saj për bisedimet sekrete, që, sipas saj, po zhvillon Qeveria e Kosovës me Serbinë. Fshehja që i bëhet këtyre bisedimeve nga ana e AAK-së tregon se opozita politike në Kosovë nuk është alternativë e ndryshimeve, por thjesht potencial partiak për të realizuar interesa pushtetmarrëse, duke mos i sjellë asnjë të mirë Kosovës dhe popullit të saj.

Read more: PSK kundërshton shtrenjtimin e bukës dhe mbështet grevën e minatorëve

Page 1 of 29

Xhirollogaria

Emri:
PARTIA SOCIALISTE E KOSOVËS

Emri i bankës:
ProCredit Bank

Numri i xhirollogarisë:
1110084180000126

Swift Code:
MBKORS22

Adresa:
Prishtinë, 10000, Kosovë

PSK - parimet themelore

Partia Socialiste e Kosovës u krijua si domosdoshmëri politike, pas krijimit të rrethanave të reja kombëtare: çlirimit të vendit, shpalljes së Pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare të Kosovës shtet sovran e i pavarur.

PSK do të jetë subjekt politik i së majtës europiane, që respekton pluralizmin demokratik dhe vlerat e  shoqërisë qytetare.

Veprimtarinë e saj politike do ta udhëheqin parimet dhe vlerat e mirëfillta demokratike.

Ajo do të angazhohet për një shoqëri të lirë demokratike, që respekton vullnetin, tolerancën, diversitetin e njerëzve dhe liritë e të drejtat qytetare.

PSK do të angazhohet për ndryshime pozitive në shoqëri dhe për zhvillimin e natyrshëm  të vendit në ritmin modern të botës.

PSK do të jetë e hapur për bashkëpunim të barabartë me të gjitha subjektet politike kombëtare e ndërkombëtare për çështjet me interes të përbashkët për vendin e më gjerë.


Lexo programin...