Wednesday Feb 08

PSK përkrah protestën e Vetëvendosjes


Partia Socialiste e Kosovës mbështet protestën e Lëvizjes Vetëvendosje që do të mbahet nesër dhe fton anëtarët dhe simpatizantët e saj që t’i bashkangjiten protestës që do të mbahet në dy pikat kufitare, Merdarë dhe Dheu i Bardhë

Prishtinë, 21 janar 2011


Partia Socialiste e Kosovës ka përcjellur me vëmendje zhvillimet e fundit politike dhe ka konstatuar se protestat e organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje për të realizuar reciprocitetin ndërshtetëror për qarkullimin e lirë të mallrave dhe njerëzve, ishin të drejta dhe dobiprurëse.

PSK mbështet pa rezervë veprimet kundërshtuese ndaj regjimit autokratik që sundon sot në Kosovë dhe dënon ashpër reagimin e dhunshëm, të papranueshëm dhe të pamatur të Qeverisë dhe organeve të saj, siç është Shërbimi Policor i Kosovës, mbi demonstruesit e pafajshëm, të cilët kërkuan të drejtën legjitime të reciprocitetit shtetëror.

PSK mbështet protestën e paralajmëruar për nesër nga ana e Lëvizjes Vetvendosje dhe fton të gjithë anëtarët dhe simpatizuesit e saj që sa më masovikisht të marrin pjesë në këtë demonstratë.

PSK kërkon ruajtjen e pasurisë kulturore të luftës së UÇK-së

Therandë, 9 nëntor 2011 - Këshilltari i Partisë Socialiste të Kosovës në Kuvendin Komunal të Therandës, Gëzim Gega, i është drejtuar këtij kuvendi me një propozim konkret për ruajtjen e pasurisë kulturore të luftës së fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në propozimin e këshilltarit Gëzim Gega drejtuar Komitetit për Politikë dhe Financa të Kuvendit Komunal të Therandës thuhet: Trashëgimia kulturore është pjesë e vlerave tona kulturore dhe historike të krijuara gjatë gjithë historisë, përfshirë edhe historinë tonë më të re.

Komuna jonë, jo vetëm brenda qytetit, por edhe në rrethinën e saj ka të trashëguara një numër të madh objektesh dhe vendesh me pasuri kulturore nga trashëgimia jonë. Një nga kategoritë e trashëgimisë sonë kulturore e cila deri më tani nuk është trajtuar institucionalisht është ajo e tërësive kulturore të luftës së UÇK-së; lapidarët, bustet dhe memorialët e kësaj periudhe. Ne jemi dëshmitarë që as pushteti qendror e as pushteti komunal nuk kanë ndërmarr ndonjë aktivitet të organizuar që do të evidentonte, ruante dhe promovonte këtë pasuri tonë kulturore. Ligji për Trashëgimin Kulturore Nr. 02/L-88, është bazë e qartë ligjore që definon obligimet e institucioneve për evidentimin, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Ky ligj obligon jo vetëm institucionet qendrore (Ministrinë e Kulturës) por edhe institucionet lokale (komunat) që të ndërmarrin masa për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Ligji në fjalë obligon pushtetin që të rregullojë legalisht fushën e trashëgimisë kulturore në lidhje me ruajtjen, mbrojtjen, qasjen publike, komunikimin dhe pajisjen e burimeve të domosdoshme me qëllim që trashëgimia të shijohet nga brezat e tashëm dhe të jetë e gatshme për brezat e ardhshëm si një dokument historik dhe kulturor.

Duke u bazuar në Ligjin për Trashëgimi Kulturore dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, komuna ka të drejtë dhe obligim që të ndërmerr masa adekuate ligjore për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore.

Duke pasur parasysh këto Ligje dhe Statutin e Komunës, unë propozoj që në lidhje me pasurinë kulturore të luftës së fundit të UÇK-së të ndërmerren masat si në vijim:

1. Të formohet një grup pune me anëtarë profesional, nën menaxhimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport;

2. Grupi i formuar do të kishte për detyrë që në një periudhë të caktuar kohore të evidentojë vendet kryesore të betejave, vendrëniet e dëshmorëve, lapidarët, bustet dhe komplekset memorial të luftës së UÇK-së;

3. Grupi duhet të përgatisë një raport të detajuar si dhe një listë të gjerë të kësaj pasurie kulturore dhe të propozojë masat për ruajtjen dhe promovimin e tyre.

4. Lista e propozuar nga Grupi punues të miratohet në Kuvendin Komunal;

5. Lista e miratuar do të menaxhohej nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport;

6. Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport do të merrte për sipër që të kujdesej për ruajtjen dhe promovimin e objekteve apo tërësive që janë në listë;

7. Të hartohet një hartë në të cilën do të evidentoheshin këto vende dhe objekte. Harta do t’u shërbente vizitorëve, studiuesve dhe të gjithë të interesuarve të tjerë;

8. Të hartohet një Rregullore nga ana e Kuvendit Komunal që do të kishte për bazë ndërmarrjen e masave ligjore dhe administrative për ruajtjen, mbrojtjen, qasjen publike, komunikimin dhe pajisjen e burimeve të domosdoshme për të promovuar këtë pjesë të trashëgimisë sonë kulturore;

Unë shpresoj se një ndërmarrje e tillë për evidentimin, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore do të ishte një fillim dhe një shembull i mirë për ne dhe të tjerët.

Mbi të gjitha, një gjë e tillë do të ishte në dobi të edukimit të brezave tonë të ardhshme për vlerat e trashëgimisë sonë kulturore.

Turqia dhe politika jonë


Këto kohët e fundit, kam lexuar shumë komente në lidhje me kërkesën e ministrit turk, për të përmirësuar tekstet e historisë sonë në lidhje me Turqinë. Pra bëhet fjalë për historinë e pushtimit 500 vjeçar nga Turqia. Nga ky vrojtim del edhe njëherë konstatimi, me sa kuptoj unë, që shoqëria jonë dhe politika në veçanti vazhdon akoma të jetë larg fazës fillestare të zhvillimit të përgjithshëm, d.m.th në fazën e ekstremizmit, apo të mungesës së madhe të ekuilibrit

Shkruan: Haki MORINA

Prishtinë, 22 gusht 2011 - Këto kohët e fundit, kam lexuar shumë komente në lidhje me kërkesën e ministrit turk, për të përmirësuar tekstet e historisë sonë në lidhje me Turqinë. Pra bëhet fjalë për historinë e pushtimit 500 vjeçar nga Turqia. Nga ky vrojtim del edhe njëherë konstatimi, me sa kuptoj unë, që shoqëria jonë dhe politika në veçanti vazhdon akoma të jetë larg fazës fillestare të zhvillimit të përgjithshëm, d.m.th në fazën e ekstremizmit, apo të mungesës së madhe të ekuilibrit.

Duket qartë që shteti dhe ministri turk (si shumica e vendeve ballkanike) po shpejtojnë në përpjekjet nacionaliste, të cilat me mjete të tejkaluara, vështirë që do ta forcojnë rolin e saj (Turqisë) e nuk do t'i shërbejnë aspak përparimit të këtij vendi. Personalisht mendoj se kjo nuk është një gjetje e duhur e ministrit turk sepse mënyra e tillë e arritjes së ndikimit dhe domininimit nuk është stil i civilizimit modern dhe si rezultat nuk do t'i japë asnjë "frut".

Por në mënyrën e reagimit të faktorit të brendshëm në Kosovë, në lidhje me ministrin turk dhe kërkesën e tij për të "rishikuar historinë shqiptaro-turke në tekstet shkollore, vë re, si në shumicën e rasteve të tilla, ekstremizmin në gjykime dhe përceptime. E para është pranimi i kërkesës së ministrit turk, si kërkesë reale dhe e arsyeshme nga ana e Qeverisë (si gjithmonë amatore dhe inferiore në planin politiko-diplomatik), dhe nga ana e disa "komentuesve dhe historianëve profesionistë" e "novatorë" të së kaluarës shqiptare, të cilët sigurisht janë në shërbim të vullnetit "të papërkulur" të qeveritarëve tanë për të qëndruar në pushtet. Në anën tjetër, e dyta anë e medaljes së reagimeve tona, e cila vërehet lehtësisht, është ekstremizmi kundërshtues, që shërbehet me terme të rënd, si në "kohën e romantizmit kombëtar", kohë e cila kërkonte fjalor më "brutal" e më "çlirimtar" për të ndikuar më shumë në "zgjimin" kombëtar të shqiptarëve për liri e pavarësi nga pushtimi i gjatë shekullor turk.

Përgjigja ime ndaj ekstremistëve të parë, ekstremizmit pranues

Ekstremizëm pranues do t'i quaja, reagimet në lidhje më kërkesat e ministrit Turk, të cilët "argumentojnë" nevojën e ndryshimit të historisë të cilët shërbehen me "faktet" se Turqia gjatë 500 vjetëve paska shpëtuar popullin tonë nga asimilimi, se nuk e paska ndarë Shqipërinë në shumë pjese, por e paska mbajtur të bashkuar, që nuk e ka kolonizuar (arsyen nuk e thonë pse?). Sipas kësaj i bie që edhe popujt e tjerë që ikën për të pushtuar vende të ndryshme, nuk na paskan qenë pushtues?! Po marrim si shembull Anglinë, që mbajti të pushtuar Indinë, apo Gjermaninë që mbajti të pushtuar shumë vende, gjatë luftës së dytë botërore. Kush është sot ai historian, politikan apo vetë populli Gjerman, që do të thojë së Gjermania nuk e pushtoi Francën, Poloninë apo Çekosllovakinë etj. Pra kjo logjikë e të analizuarit të çon në drejtim të krijimit të idesë, se gjatë historisë nuk paska ndodhur asnjë pushtim, nga asnjë pushtues dhe si rrjedhim, luftërat kanë qenë lojëra, njerëzit janë vrarë kot, armët janë shpikur kot, pra dhe pushtimi i Kosovës nga Serbia nuk ka qenë i vërtetë. Ky pranim për "rishikim" të historisë nuk është gjë tjetër veç edhe një veprim në listën e gjatë të veprimeve naive dhe servilosëse të politikës sonë në përgjithësi dhe në veçanti të politikës, qeveritaren në veçanti që drejtohet prej njerëzve të pa aftë për të kundërshtuar argumentueshëm dhe joarmiqësisht, në këtë rast, kërkesën tipike të nacionalizmit jomodern ballanik të Turqisë e cila kërkon nga populli të cilin e kishte të pushtuar 500 vjet me radhë që ta quaj jopushtues që nënkupton ta lë një popull pa histori për 500 vjet me radhë.

Përgjigja ndaj ekstremizmit të dytë, që unë do ta quaja ekstremizëm kundërshtues

Këtë koncept e karakterizon në radhë të parë mungesa e precizitetit në vlerësime dhe e kulturës së të shprehurit. Mungesa e terminologjisë përkatëse është sëmundja numër një e këtij koncepti që nuk di të flas me kokë por flet vetëm me bark. Në vend që të cilësohen si iracionale, joshkencore, të paarsyeshme të paargumentuara, jomoderne e jocivilizuese kërkesat e ministrit turk, ata hidhen përpjetë duke e sharë Turqinë e sotme për shkak të Turqisë së djeshme me terma si: "mesjetarë", "armiq të betuar të shqiptarëve, etj. etj". Këta patriot të "mëdhenj", në disa raste me ngarkesa fetare, herë të qëllimshme e herë të paqëllimshme, nuk arrijnë të dallojnë Turqinë e dikurshme të sulltanëve, kur ajo me shpatë në dorë pushtoi dhe robëroi vendin tonë, me Turqinë e sotme e cila kërkon "vetëm" riparimin e një pjese të shkruar të historisë sonë, pa shpatë në dorë, e në stilin "ne hangsh". Dhe të pushtosh me shpatë në krahasim me një kërkesë për korrektim të historisë ka një dallim të madh të nderuar kundërshtar të mëdhenj të Turqisë, të shtetit i cili (bashkë me vendet tjera të zhvilluara perëndimore na pranoi si shtet dhe vazhdon të ndihmojë Kosovën dhe konsolidimin e institucioneve tona shtetërore për të çka ne duhet të jemi mirënjohës pa pasur nevojë për servilosje ndaj tyre.

(Autori është sekretar i Përgjithshëm i Partisë socialiste të Kosovës)

_______________

Është botuar në gazetën "Lajm", më 22 gusht 2011

Page 1 of 39

Xhirollogaria

Emri:
PARTIA SOCIALISTE E KOSOVËS

Emri i bankës:
ProCredit Bank

Numri i xhirollogarisë:
1110084180000126

Swift Code:
MBKORS22

Adresa:
Prishtinë, 10000, Kosovë

PSK - parimet themelore

Partia Socialiste e Kosovës u krijua si domosdoshmëri politike, pas krijimit të rrethanave të reja kombëtare: çlirimit të vendit, shpalljes së Pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare të Kosovës shtet sovran e i pavarur.

PSK do të jetë subjekt politik i së majtës europiane, që respekton pluralizmin demokratik dhe vlerat e  shoqërisë qytetare.

Veprimtarinë e saj politike do ta udhëheqin parimet dhe vlerat e mirëfillta demokratike.

Ajo do të angazhohet për një shoqëri të lirë demokratike, që respekton vullnetin, tolerancën, diversitetin e njerëzve dhe liritë e të drejtat qytetare.

PSK do të angazhohet për ndryshime pozitive në shoqëri dhe për zhvillimin e natyrshëm  të vendit në ritmin modern të botës.

PSK do të jetë e hapur për bashkëpunim të barabartë me të gjitha subjektet politike kombëtare e ndërkombëtare për çështjet me interes të përbashkët për vendin e më gjerë.


Lexo programin...

KSP - Basic Principles

Kosova Socialist Party was established as a political necessity from the rise of new national conditions: liberation, declaration of Independence and international recognition of Kosova as a sovereign and independent country.


KSP will become the European left wing political party observing democratic pluralism and respecting civil society values. Its political activities will be led by authentic democratic principles and values.

KSP shall be committed for a free democratic society that observes the will, tolerance, diversity and human rights and freedom.

KSP shall be committed for positive change in the society and towards a natural country development in line with the modern pace of the world.

KSP shall be open to equal cooperation with all national and international political parties on any matters of common interest to Kosova and beyond.

More...