Sunday Sep 05

Rinia Eurosocialiste angazhohet për ndryshimin e politikave joracionale që dominojnë sot në Kosovë


Mirjeta SELIMI
Duke patur parasysh rrethanat e reja në Kosovë, të krijuara pas luftës dhe sidomos pas shpalljes së pavarësisë, Rinia Eurosocialiste e Kosovës, që vepron në kuadër të PSK-së, konsideron që janë krijuar kushtet për të organizuar realizim projektesh nismëtare për të përgatitur terren politik të mjaftueshëm që do të çonte në kapërcim cilësor dhe sasior të politikës nga niveli amator, në të cilën aktualisht gjendet politika, në një nivel më modern ose më profesional të ndërtimit të demokracisë dhe të shtetit të pavarur të Kosovës.
Të gjithë e dimë se në Kosovë pas luftës u ndërtua një demokraci pluraliste dhe një ekonomi e tregut pa sistem dhe me mangësi të mëdha profesionale e me tendenca të dukshme anarkiste e totalitariste, gjë që deri diku mund të kuptohet për shkak se shoqëria jonë doli nga një fazë e zhvillimit ku mentalitetet lindore, orientale dhe patriarkale kishin fuqi të dukshme në mendimin e shoqërisë dhe në veçanti në mënyrën e qeveri-bërjes, e cila jo rastësisht nuk i dha hapësira, ose i dha shumë pak mundësi frymës së re, bartëse e së cilës është rinia. Natyrisht që kjo ndikojë në frymënxënje të përgjithshme ose në neutralizim maksimal të pikëpamjeve të reja për zhvillimin e shoqërisë dhe si rrjedhim ndikojë automatikisht në përcaktimin edhe të politikës buxhetore të qeverisë ku Ministrisë së Kulturës i ndahen mjete simbolike për të përballuar gjithë nevojat investuese në kulturë, sport, rini etj.
Kjo situatë ishte e pashmangshme sepse të gjitha partitë politike, sidomos partitë e mëdha, që janë përmbajtja e politikës aktuale, kanë trajtuar rininë ose mekanizmat rinor të organizuar në kuadër të këtyre partive, si vegla për të realizuar qëllime pushtetmarrëse, e jo si mundësi për të realizuar ndryshime reale në gjithë shoqërinë, ndryshime që do të ndikonin automatikisht në gjendjen e përgjithshme edhe të rinisë, e cila sot ndjehet e dëshpëruar dhe e anashkaluar nga të gjitha partitë dhe qeveritë në të drejtën e participimit në jetën politike, ekonomike, kulturore, arsimore, shkencore etj. Rinia e sotme ndjehet si një rini, të cilës i janë mbyllur të gjitha dyert e hyrjeve për perspektivë, të gjitha dyert e shfrytëzimit të lirisë në interes të përmirësimit të jetës dhe të konkurrimit me vlera reale e jo me aftësi servilosëse për t’i shërbyer interesave të ngushta partiake, grupore ose klanore, të cilat janë pengesa kryesore e përparimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës.
Prandaj, Rinia Eurosocialiste e Kosovës mendon se për të ndryshuar gjendjen, për të ndryshuar politikat joracionale që dominojnë sot në Kosovë dhe për të nisur angazhime serioze në favor të ndryshimeve të përgjithshme, duhen qasje krejt ndryshe ndaj rinisë nga ana e qeverisë dhe partive politike në Kosovë. Në këtë kuadër, është detyrë e gjithë forcave rinore, pavarësisht nëpër cilat parti militojnë, që të ushtrojnë ndikimin e tyre në drejtim të profilizimit ose reformimit të partive, duke iu imponuar atyre një politikbërje tjetër, sepse kështu ne të gjithë së bashku kontribuojmë në shpejtimin e ecjes së Kosovës me hapa më gjigant drejt standardeve moderne evropiane!

/Autorja është anëtare e Kryesisë së PSK-së dhe sekretare për informim.
Këtë fjalë përshëndetëse e ka lexuar në evenimentin kulturor Best Model of Kosova, të mbajtur më 14 korrik në Hotel Baci, në Prishtinë/

ROLI I SË MAJTËS NË MODERNIZIMIN E POLITIKËS


Haki MORINA

Të pranosh rekomandimet e më të diturve, më të përparuarve e më të zhvilluarve se si ndërtohet një shtet, nuk është nënshtrim ose përulje, por është guxim politik e patriotik, është modesti dhe aftësi për të kuptuar, për të njohur vetveten, që është parakusht për nisje të sigurta rrugëdaljesh efektive. Duhet të mësojmë nga historia jonë me zbrazëtira të mëdha, me vakuume, me heshtje, me mospërpjekje që të veprojmë ndryshe, të mësojmë nga ato pjesë të tjera të historisë sonë që na bëjnë të hidhemi nëpër beteja të përhershme përparimi e zhvillimi.

Konceptet dhe orientimet politike në Kosovë janë një fushë, e cila i lejohet çdokujt të luajë e të teorizojë (etj.), mirëpo asnjëra palë nuk do që të identifikohet qartë dhe definitivisht. Absurdi tjetër i cili ndodh në vendin tonë, për botën është një tjetër arsye për ta diskutuar. Në Kosovë kemi një papunësi e cila prin në përqindje, madje është edhe para vendeve gati më të varfra, pra një varfëri e cila u bën karshillëk edhe vendeve afrikane. Për botën perëndimore, sidomos te vendet që kanë kohë, që e kanë kaluar inferioritetin e rreshtimit politik, vendi ynë prezantohet si një strukturë politike, me një flirtim interesant të një qendre të djathtë dhe të një të djathte gati ekstreme. Kurse, në anën tjetër, e kemi një të majtë që më me dëshirë do të qëndronte në qendër ose e paprononcuar ideologjikisht për shkaqe etnosociale. Kjo situatë i jep një pamje kaotike spektrit partiak, i cili në fund rezulton me një imazh negativ përballë botës në kuptimin e aftësisë demokracibërëse në Kosovë.

Read more: ROLI I SË MAJTËS NË MODERNIZIMIN E POLITIKËS

PSK dënon sulmin ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Petar Militiç

Prishtinë, 5 korrik 2010
Partia Socialiste e Kosovës dënon sulmin e kryer sot ndaj deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Petar Militiç.
Sulmi ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës, është sulm ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës, prandaj PSK kërkon nga organet e rendit që sa më parë të gjejnë dhe nxjerrin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre.
PSK kërkon që qeveria të punojë më shumë me qëllim të shtrirjes së autoritetit të saj edhe në veri të vendit, ku element ekstrem serb të dirigjuar nga Beogradi veprojnë të papenguar.

Page 5 of 29

Xhirollogaria

Emri:
PARTIA SOCIALISTE E KOSOVËS

Emri i bankës:
ProCredit Bank

Numri i xhirollogarisë:
1110084180000126

Swift Code:
MBKORS22

Adresa:
Prishtinë, 10000, Kosovë

PSK - parimet themelore

Partia Socialiste e Kosovës u krijua si domosdoshmëri politike, pas krijimit të rrethanave të reja kombëtare: çlirimit të vendit, shpalljes së Pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare të Kosovës shtet sovran e i pavarur.

PSK do të jetë subjekt politik i së majtës europiane, që respekton pluralizmin demokratik dhe vlerat e  shoqërisë qytetare.

Veprimtarinë e saj politike do ta udhëheqin parimet dhe vlerat e mirëfillta demokratike.

Ajo do të angazhohet për një shoqëri të lirë demokratike, që respekton vullnetin, tolerancën, diversitetin e njerëzve dhe liritë e të drejtat qytetare.

PSK do të angazhohet për ndryshime pozitive në shoqëri dhe për zhvillimin e natyrshëm  të vendit në ritmin modern të botës.

PSK do të jetë e hapur për bashkëpunim të barabartë me të gjitha subjektet politike kombëtare e ndërkombëtare për çështjet me interes të përbashkët për vendin e më gjerë.


Lexo programin...