Sunday Sep 05

PSK dënon dhunën e ushtruar në Mitrovicë – qeveria nuk ka arritur ta shtrijë pushtetin matanë Ibrit

Prishtinë, 3 korrik 2010
Partia Socialiste e Kosovës ka dënuar sot dhunën e ushtruar në Mitrovicë ku u vra një dhe u plagosen 11 qytetarë. Sekretari i përgjithshëm Haki Morina, tha se PSK distancohet ashpër nga kjo dhunë që po frymëzohet nga qarqe ekstreme serbe.

PSK-ja mendon se kjo qeveri, por edhe qeveritë e mëparshme nuk kanë arritur ta shtrijnë për asnjë moment pushtetin e tyre matanë Ibrit, për shkak të zbatimit të një politike të gabuar të brendshme e të jashtme, tha Morina në konferencën e sotme me gazetarë.

Mungesa e aftësisë krijuese në politikën e brendshme ekonomike e sociale, e cila konsiston në rritje të lartë të varfërisë së shumicës së popullsisë dhe në anën tjetër pasurim marramendës të një kategorie të vogël përmes formave korrupsioniste, rritja e shkallës së krimit të organizuar, vonesave të mëdha të aprovimit të ligjeve të ndryshme, situatë e pakënaqshme në shëndetësi, arsim, elektro-ekonomi, urbanizëm etj., dhe në anën tjetër paaftësia e institucioneve të Kosovës për të komunikuar drejt me ndërkombëtarët, kanë reflektuar edhe në moszgjidhjen e problemit “Mitrovicë e veriut“.

Read more: PSK dënon dhunën e ushtruar në Mitrovicë – qeveria nuk ka arritur ta shtrijë pushtetin matanë Ibrit

Deputeti Emrush Xhemajli kërkon miratimin e ligjit për Statusin e Familjarëve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së

Prishtinë, 2 korrik 2010
Deputeti i Partisë Socialiste të Kosovës, Emrush Xhemajli, ka mbajtur sot një konferencë shtypi, në të cilën i ka njoftuar gazetarët se deri ku ka mbërritur nisma e 67 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin  e Ligjit për Statusin e Familjarëve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së.

Në fillim të konferencës deputeti Xhemajli rikujtoi se Projektligji me 67 nënshkrime të deputetëve është dorëzuar në protokollin e Kuvendit të Kosovës më 30 prill 2009. Kryesia e Kuvendit e ka shqyrtuar dhe i ka dërguar shkresë Qeverisë, nga e cila ka kërkuar mendim lidhur me ligjin. Qeveria i është përgjigjur pozitivisht kërkesës dhe e ka vënë në agjendën legjislative për muajin maj të vitit 2010, të cilën agjendë mandej e ka votuar dhe aprovuar Kuvendi i Kosovës.

Read more: Deputeti Emrush Xhemajli kërkon miratimin e ligjit për Statusin e Familjarëve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së

E majta politike dhe ndryshimet


Ishte aksioni i përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Kosovë që quhet EULEX, për të hetuar korrupsionin dhe angazhimi amerikan, përmes konferencave të Kristofer Dellit, të cilat i organizoi para disa muajsh në Kosovë, sinjale të mjaftueshme për të kuptuar nevojën për të mbështetur nisma të reja organizimesh politike më vitale, më dinamike dhe më të përgjegjshme që krijuan hapësira bazë për nisje të guximshme politikash të reja dhe moderne.
Partia Socialiste është në gatishmëri e dispozicion të plotë, për të kontribuar në këtë proces të porsanisur, që nënkupton tejkalim cilësor nga ky stad primitiv i organizimit të shtetit demokratik në një stad më të lartë, i cili ka për qëllim, përveç tjerash, edhe profilizim ideologjik etj. të spektrit partiak në Kosovë.

Haki MORINA
Ngado që te sillesh, kudo që të qëndrosh e me këdo që të takohesh, do të ndjesh nota pesimizmi (e mosbesimi) të thellë në aftësitë qeverisëse të politikës së sotme të Kosovës. Dhe s`ke si të ndjehesh mirë në këtë atmosferë deprimuese dhe indisponimi të përgjithshëm e, për më shumë, edhe mungese të theksuar shprese përballë një pamjeje totalisht joevropiane e mungese të theksuar sinjalesh për dalje nga ky mjerim!

Shtrohet pyetja pothuajse e të gjitha kohëve, e depresionit politik e moral: ç’të bëhet? Si të veprohet ndryshe?

Duke pasur parasysh faktin se ngado që ta riparosh një godinë të ndërtuar keq, ajo nuk mund të bëhet funksionale, del se duhet rrënuar dhe mbi themelet e saj duhet ndërtuar nga fillimi një të re.
E para, formacionet e ndershme, por të pakënaqura nga politika aktuale e klasës politike, duhet të kuptojnë se janë thjesht dekor, i cili shfrytëzohet prej tyre, dhe përpjekjet e tyre reformuese janë të destinuara të dështojnë. Këto kontingjente progresive duhet të gjejnë forcë diferencimi, të cilat nuk mund të bëhen duke pritur krijimin e vetvetishëm të rrethanave e kushteve të përshtatshme (nuk janë krijuar tani?!), por duke punuar me programe (e projekte) për të realizuar shtylla të qëndrueshme politike, të cilat do të jenë bazë e godinës së re qeverisëse, për të cilën Kosova tani ka nevojë urgjente.

Read more: E majta politike dhe ndryshimet

Page 6 of 29

Xhirollogaria

Emri:
PARTIA SOCIALISTE E KOSOVËS

Emri i bankës:
ProCredit Bank

Numri i xhirollogarisë:
1110084180000126

Swift Code:
MBKORS22

Adresa:
Prishtinë, 10000, Kosovë

PSK - parimet themelore

Partia Socialiste e Kosovës u krijua si domosdoshmëri politike, pas krijimit të rrethanave të reja kombëtare: çlirimit të vendit, shpalljes së Pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare të Kosovës shtet sovran e i pavarur.

PSK do të jetë subjekt politik i së majtës europiane, që respekton pluralizmin demokratik dhe vlerat e  shoqërisë qytetare.

Veprimtarinë e saj politike do ta udhëheqin parimet dhe vlerat e mirëfillta demokratike.

Ajo do të angazhohet për një shoqëri të lirë demokratike, që respekton vullnetin, tolerancën, diversitetin e njerëzve dhe liritë e të drejtat qytetare.

PSK do të angazhohet për ndryshime pozitive në shoqëri dhe për zhvillimin e natyrshëm  të vendit në ritmin modern të botës.

PSK do të jetë e hapur për bashkëpunim të barabartë me të gjitha subjektet politike kombëtare e ndërkombëtare për çështjet me interes të përbashkët për vendin e më gjerë.


Lexo programin...