Rrjeta e PSK
Deklaratë e Asamblesë Kombëtare të PSK-së
Prishtinë, 26 qershor 2010
- PSK përpiqet që krahas strategjive tjera zhvillimore, t’i vejë edhe konceptet politike të së majtës fuqishëm përballë qytetarit të Kosovës, i cili, fatkeqësisht dhe pa fajin e tij, deri më tani ka qenë i manipuluar dhe i dezinformuar nga e djathta primitive e këtij vendi, prapa të cilës qëndrojnë kompani multimilionëshe, që veprojnë për të mbrojtur interesat e magnatëve mafioz ekonomik, në vendin me varfërinë më të madhe në Evropë.
- PSK është një subjekt, i cili mbron, në rend të parë, interesat e qytetarëve dhe i cili çdo qëllim e kanalizon kah realizimi i këtyre interesave dhe ngritja e mëtutjeshme e vetëdijes intelektuale e politike dhe zhvillimi i kushteve jetësore. PSK do të jetë gjithmonë afër shtresave shoqërore, për ta prezantuar denjësisht atë që është: socialiste, rrjedhimisht krah i fuqishëm i shtresave sociale në tërësi.
- PSK kërkon nga institucionet përkatëse të shtetit të Kosovës që të punojnë më shumë në drejtim të neutralizimit të mundësive për përhapjen e ekstremizmit fetar që do të kishte pasoja të pariparueshme në ecjen e Kosovës drejt parametrave evropian të zhvillimit të përgjithshëm.
- Angazhimi i EULEX-it për hetimin e korrupsionit në Kosovë është një mbështetje në interes të Kosovës, e cila duhet të kanalizohet drejt, për të mos lejuar forma anarkiste të kundërshtimit politik. Partia Socialiste është në gatishmëri e dispozicion të plotë, për të kontribuar në këtë proces duke i dhënë përkrahje të plotë nga organet kompetente hetimore e gjyqesore.
Partia Socialiste e Kosovës nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Iniciativën Sociale

Prishtinë, 20 qershor 2010
Partia Socialiste e Kosovës dhe Iniciativa Sociale, pas bisedimeve paraprake, në të cilat në mënyrë reciproke u konstatua interesi i përbashkët për bashkëpunim të përhershëm, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi në interes të dy subjekteve dhe qytetarëve të Kosovës në te cilën morën pjesë edhe drejtues të dy subjekteve politike.
Kryetari i PSK-së Ilaz Kadolli nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje e ka cilësuar si një ngjarje e shënuar për të majtën në Kosovë, duke thënë se shoqëria jonë ndodhet në një krizë politike, ekonomike, dhe morale, andaj nevojiten transformime demokratike për konsolidimin e jetës politike në vend.
“PSK ka qenë dhe do të jetë e hapur për bashkëpunim të barabartë me të gjitha subjektet politike të vendit që kanë programe të ngjashme dhe me profil të qartë poltik. Pjesë e këtij bashkëpunimi është edhe marrëveshja e sotme me Iniciativën Sociale sepse jemi subjekte me orientim polik dhe ideologjik të qendrës së majtë”, tha ndër të tjerash kryetari i PSK-së, Ilaz Kadolli, në fjalimin e tij drejtuar gazetarëve.
Ndërsa, kryetari i IS-së, Kreshnik Husaj, tha se dokumenti i nënshkruar është pjesë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy subjekteve politike të orientimit të majtë në Kosovë.
Në konferencën për media të dielën, Partia Socialiste e Kosovës ka adresuar kritika ndaj procesit të privatizimit në vend, ndërsa kërkoi që asetet e ndërmarrjeve të mëdha shoqërore të mbesin në pronësi të shtetit. Kryetari i Partisë Socialiste të Kosovës Ilaz Kadolli ka kundërshtuar mënyrën se si po bëhet privatizimi i ndërmarrjeve, duke thënë se asetet e ndërmarrjeve të mëdha shoqërore duhet të mbeten në pronësi të shtetit të Kosovës.
PËR POLITIKËN DHE TË ARDHMEN E KOSOVËS
Shkruan: Arben RASHKAJ
1.Kufizimet politike të politikanëve tanë në përgjithësi, sidomos ata që ishin dhe janë në pushtet, në mënyrë të vazhdueshme nga paslufta e deri sot, kanë reflektuar mosbesim dhe pasiguri tek ndërkombëtarët duke bërë të ndihen skeptik në projektin e ndërtimit të Kosovës si një shtet modern.
Më të dëmtuarit në këtë rast janë qytetarët e Kosovës pa të drejtë, të cilët vazhdojnë të përballën me pasojat e një keqmenaxhimi qeverisës më parë nga përfaqësuesit e UNMIK-ut, ndërsa tani nga vendorët.
Dikush mund të thotë se çka hyn tani UNMIK-u këtu? E kam përmendur për të mos lejuar më arsyetimin e askujt, qofshin ata politikan në pushtet apo në opozitë, shumica prej tyre kanë bashkëqeverisur me strukturat e UNMIK-ut dhe e njohin mirë logjikën qeverisëse të këtij misioni ndërkombëtar. Çdo herë kur politikanët tanë gjenden në pozita të vështira para opinionit publik, arsyetohen duke i hedhur fajin pasojave historike që ka prodhuar ky mision.
Arsyetime të tilla tashmë janë të tejkaluara dhe si të tilla janë bërë banalitete për politikën në përgjithësi, nuk mund të arsyetohet paaftësia politike me pasojat historike të një dekade të kaluar, të një tranzicioni politik, i cili nuk ishte fare i dëshirueshëm por nuk mund të arsyetohet paaftësia dhe mospuna e pushtetit aktual në një realitet krejtësisht tjetër. Tani Kosova është shtet dhe askush nuk i ndalon institucionet e Kosovës të merren seriozisht me ngritjen e mirëqenies së qytetarëve, askush nuk e pengon qeverinë të bëjë zhvillimin bujqësor, zhvillimin e biznesit, luftimin serioz të korrupsionit dhe krimit të organizuar qoftë ai në veri të Mitrovicës apo në pjesët tjera të vendit etj. Zgjidhja e këtyre problemeve do t’i jepnin Kosovës një impakt zhvillimi ekonomik dhe do të ndikonte ndjeshëm në uljen e papunësisë që vazhdon të rritet bashkë me varfërinë.
Partia Socialiste e Kosovës vazhdon të besojw në një vizion eurosocialist, i cili përveç synimit integrues që ka për Kosovën, së pari mendon se duhet të ngritet cilësia e jetesës në vend para se të ndodh integrimi, edhe po të donim ne nuk do të mund të integroheshim pa plotësuar kushtet e integrimit, të cilat tani më janë të njohura për të gjithë.
Page 7 of 29





