Sunday Sep 05

Kryesia e PSK-së zgjodhi tetë sekretarë të sekretariateve

Kryesia e Partisë Socialiste të Kosovës, në mbledhjen e fundit, ka shqyrtuar propozimet për sekretariate, të paraqitura nga sekretari i përgjithshëm Haki Morina.
Pas arsyetimeve që ka dhënë sekretari i përgjithshëm Haki Morina, dhe diskutimeve të zhvilluara, Kryesia e PSK-së me shumicë votash ka marrë vendim të zgjedhë:

Arben Rashkaj sekretar organizativ
Enver Hasangjekaj, sekretar për mirëqenie sociale
Emrush Xhemajli, sekretar për çështje ligjore
Atdhe Ahmetaj, sekretar për ekonomi dhe financa
Rexhë Ibërdemaj, sekretar për marrëdhënie me jashtë
Sefedin Gashi, sekretar për shkencë, arsim e kulturë
Mirjeta Selimi, sekretare për informim
Blerim Krasniqi, sekretar për sport

PSK shënoi njëvjetorin e themelimit

Prishtinë, 5 qershor 2010

Në mjediset e hotelit "Grand" në Prishtinë, u shënuar njëvjetori i themelimit të Partisë Socialiste të Kosovës, ku përveç anëtarëve e zyrtarëve të lartë të partisë, morën pjesë edhe mysafirë nga Partia Socialiste e Shqipërisë, nga partitë dhe sindikatat në Kosovës dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kryetar i i PSK-së Ilaz Kadolli, pasi përshëndeti të pranishmit dhe ua uroj njëvjetorin e themelimit të Partisë Socialiste të Kosovës, tha se një vit ishte periudhë shumë e shkurtër për të realizuar programin e partisë sonë.
Megjithatë është krijuar një adresë e preferuar politike, një subjekt i ri politik, për  të gjithë ata që e konsiderojnë veten në qendrën e majtë dhe që janë me bindje socialiste.
Ai tha se në saje të krijimit të kësaj qendre politike është mundësuar që mijëra qytetarë të punojnë së bashku për një shoqëri të lirë e të zhvilluar, të bazuar në dije e punë, në drejtësi, barazi e solidaritet shoqëror.
Kadolli tha se Partia Socialiste e Kosovës do të tejkalojë me punën e vet paragjykimet në vend për të majtën, si pasojë e regjimeve pushtuese e totalitare, dhe propagandën e brendshme kundër socialistëve shqiptarë.
Ai tha se vendimi për transformimin e LPK-së në PSK, si parti e qendrës së majtë është dëshmuar vizionar, i drejtë dhe me kohë.
Kështu ajo ka përmbushur një vakum politik të profilit të majtë në vend.
Me zgjedhjet partiake vitin e kaluar, PSK ka dhënë shembullin pozitiv për ndryshime cilësore, të organizimit të brendshëm dhe fillimin e punëve konkrete në ndërtimin e shoqërisë sonë, tha Kadolli.
Pushteti në Republikën e Kosovës ende nuk ka pësuar rrotacione ideologjike e politike. Për shumë arsye historike e politike vazhdojnë ta qeverisin vendin grupe të interesit, pa ndonjë vizion të qartë për një shoqëri demokratike e qytetare.
E majta politike në Kosovë do të bëhet alternativë reale e udhëheqjes së vendit drejt progresit dhe zhvillimit të shoqërisë moderne, u shpreh i bindur Kadolli.
Duke folur për bashkëpunimin e PSK-së me partitë e tjera Kadolli tha se gjatë një viti Partia Socialiste e Kosovës ka vënë bashkëpunimin krijues me Partinë Socialdemokrate të Kosovës dhe me sindikatat në qendër dhe në ndërmarrjet e mëdha të vendit. Ajo ka arritur bashkëpunim edhe me Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe me BDI-në në Maqedoni.
PSK është bërë edhe një adresë e preferuar e partive të majta të rajonit dhe atyre evropiane, tha Kadolli dhe shtoi se PSK ka këmbyer vizita me Partinë Socialiste, me Partinë Socialdemokrate dhe Partinë e Gjelbër në Zvicër. Po ashtu ka vënë kontakte me partitë Socialdemokratike në Gjermani e Suedi dhe me partitë e tjera të majta evropiane për t’u bërë më në fund anëtare e denjë e Internacionales Socialiste.
Partia Socialiste e Kosovës edhe pse është një subjekt i ri politik, ajo ka zënë vend në Kuvendin e Kosovës, në asambletë komunale, në media dhe në shoqërinë tonë.
Profili ynë politik është shumë i qartë.
PSK ka krijuar platformën për zgjerimin e forcimin e partisë.
Kadolli u shpreh i bindur se PSK në zgjedhjet e ardhshme 2011, do të hyjë me një mbështetje të fuqishme të brendshme e të jashtme.
Edhe në këtë përvjetor të PSK-së, ftoj qytetarët e Kosovës, sidomos punonjësit e përfaqësuesit e tyre sindikal, të rreshtohen së bashku me ne në rrugën e kapërcimit të krizës së sotme politike, ekonomike e sociale të vendit dhe të ndërtimit të një shoqërie të lirë e demokratike, tha në fund të fjalës së tij kryetari Ilaz Kadolli.

Të pranishmit i përshëndeti edhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e Partisë Socialiste, Asllan Dogjani.
Pasi falënderoj për ftesën Dogjani tha se nëpërmjet kësaj ftese më krijuat mundësinë që të jem sot këtu për të festuar me ju në njëvjetorin e krijimit të Partisë Socialiste të Kosovës.
Uroj që radhët tuaja të vinë duke u shtuar, sepse në këtë mënyrë do të keni mundësi të përcillni programin, mesazhin tuaj në çdo familje të Kosovës. Si deputet i Partisë Socialiste do të angazhohem për një bashkëpunim midis dy partive, për një bashkëpunim të sinqertë. Duke bashkëpunuar me njëri tjetrin do t’i shërbejmë komunitetit në Shqipëri dhe Kosovë.

Diskutimi i deputetit të PSK-së në Kuvendin e Kosovës, Emrush Xhemajli, lidhur me projektligjin e punës

Prishtinë, 4 qershor 2010
Projektligji që po shqyrtojmë është i një rëndësie jetike për mijëra punëmarrës të vendit tonë që punojnë tash e sa kohë në kushte që u kanë diktuar punëdhënësit, por edhe pwr qindra punëdhënës lojal ndaj ligjit si dhe për shtetin që dëmtohet nga tregu i zi i punës apo parregullsitë tjera në punë që vijnë si rrjedhim i mungesës së këtij projektligji që po shqyrtojmë sot.

Duke e përshëndetur në emër të Partisë Socialiste të Kosovës ardhjen në shqyrtim të këtij ligji, më lejoni që të japë vërejtje për disa lëshime që kanë ndodhur gjatë përpunimit të këtij ligji me bindjen se këto vërejtje do ta bëjnë ligjin edhe më të zbatueshëm.

Sot në Kosova ka mijëra punëmarrës që punojnë pa kontratë. Ligji që po shqyrtojmë veç tjerash ka për qëllim të ndalojë këtë, por nëse lihet paragrafi 2 i nenit 9 kështu siç është kam bindjen se nuk rregullojmë gjë. Dhe aty është kështu. “Përveç rasteve kur kontrata lidhet në formë verbale për një periudhë më të shkurtër se një muaj ... punëdhënësi duhet t’i afrojë të punësuarit brenda një muaji nga lidhja e kontratës, një deklaratë me shkrim për kushtet e kontratës”. Donë të thotë kontrata e shkruar jepet brenda një muaji. Dhe ne këtu pikërisht këtë po e bëjmë, po e ndalim kontratën verbale dhe jemi duke shqyrtuar si të rregullohet kontrata me shkrim. Dhe ajo duhet të lidhet me shkrim brenda 3 dite. Në të kundërtën do të vazhdojë mbajtja e punëtorëve në punë pa kontratë. E para do tu jepej mundësia disa sipërmarrësve që të mbajnë punëtorë nga një muaj në punë dhe pas një muaji kur vjen koha e nënshkrimit të kontratës t’i ndërrojnë punëtorët me të tjerë pa marrë asnjë obligim ligjor për ta. Sot në Kosovë ka shumë raste që veprohet kështu. I marrin në punë dhe për arsye përfitimi, kryesisht për shkak të ikjes nga detyrimet, i ndërrojnë pas një kohe. E dyta nëse mbetet kështu siç është, sa herë që inspektorati i punës të gjejë punëtorë pa kontratë në ndërmarrje, punëdhënësi ka hapësirë të arsyetohet se punëmarrësi ende nuk i ka bërë një muaj duke punuar dhe ka kohë që t’ia dorëzoi kontratën me shkrim. Kështu përveç punëmarrësit dëmtohet edhe shteti nga shmangja e punëdhënësit nga detyrimet ligjore. Ndërsa nga ana tjetër edhe punëdhënsit lojal dëmtohen nga ky çrregullim që shkakton kjo formë joligjore e veprimit.

Te përmbajtja e kontratës së punës në nenin 10 paragrafi 2 ku thuhet se “Ministria e Punës dhe mirëqenies Sociale” nuk ka nevojë të thotë se: “për nevojat e punëdhënësve do të përgatis”, por thjesht të thuhet se “MPMS lëshon mostra të kontratave të punës...” dhe vazhdon pastaj siç është në tekst.

Një nen tjetër që mendoj se krijon parregullsi është neni 22 Puna më e gjatë se orari i plotë i punës, paragrai 4. Shumë mirë është precizuar në nenin 1 se me kërkesën e punëdhënësit punëmarrësi duhet të punojë më gjatë se orari punës (jashtë orarit të punës) më së shumti deri në 8 orë në javë. Por në paragrafin 4 nuk është precizuar se deri në sa orë mund të punojë punëmarrësi më kërkesën e vet. Nëse lidhet pa u përcaktuar kohëzgjatja do të lihet hapësirë për sipërmarrësin të gjejë persona në nevojë të madhe që punojnë me orare të stërzgjatura edhe në dëm të shëndetit të tyre nga e cila gjendje do të përfitonte punëmarrësi duke ju shmangur obligimeve ligjore që dalin nga marrja e numrit të nevojshëm të punëtorëve për vëllimin e punës që i duhet. Prandaj duhet edhe këtu të dihet se punëmarrësi më së tepërmi jashtë orarit mund të punojë 8 orë nëjavë.

Neni 44, paragrafi 5.3 te mbrojtja e të rinjve thuhet: “Në mjedis jo të shëndosh, i cili për shembull...”. Shprehja për shembull, duhet të hiqet, shembujt ilustrativ nuk e kane vendin në ligj. Direkt duhet të thuhet: “Në mjedis jo të shendosh që i ekspozohen të rinjtë .... dhe vazhdon më tutje.

Neni 66 ku flitet për “Ndërprerjen e marrëdhënies së punës”, ka mbetur e pa rregulluar sipas standardeve të kohës së sotme. “Ndërprerja e marrëdhënies së punës” -   thuhet në paragrafin 1.6 të këtij neni bëhet “Nëse i punësuari është dënuar me burg, ...sipas aktgjykimit përfundimtar të gjykatës” që është në rregull, por në këtë nen thuhet se kontrata e punës ndërpritet edhe në rastet kur i punësuari  “i dënuar është liruar me kusht”. Mendoj se jo për të gjitha rastet kjo do të ishte e drejtë. Ai nuk mund të kthehet në vendin e punës nëse veprën penale e ka bërë në vendin e punës ose lidhur me punën, por mendoj se jo në rastet tjera. Merre me mend ky që po lirohet nuk i jepet shansi të vazhdojë punën, ndërsa ky që është dënuar dhe mbetet në burg, megjithëse në burg do të punojë, madje edhe mund të fitojë sipas Ligjit për Sanksionet Penale që e kemi aprovuar këtu. Ky nen për mendimin tim duhet të rregullohet ndryshe.

Neni 69 Ndërprerja e Kontratës së Punës nga ana e punëdhënësit, paragrafi 1.4 mendoj se lë vend për arbitrarizëm të punëdhënësit në prishjen e kontratës me punëmarrësin. “Punëdhënësi mund t’ia ndërpresë kontratën e punës të punësuarit ... në rastet kur i punësuari është fajtor për sjellje jo serioze...” thuhet në këtë paragraf. “Sjellje jo serioze” për mendimin tim duhet të hiqet sepse është krejt subjektive kur do t’i duket punëdhënësit “serioz” i punësuari dhe kur “jo serioz”, mjafton të lihet si në vijim fjalia në paragraf se ndërpritet kontrata në rastet kur i punësuari është fajtor për “shkelje të detyrimeve që dalin nga kontrata e punës ose që lidhen me punën”. Përmirësim i ngjashëm duhet të bëhet edhe në paragrafin 4 të të njëjtit nen.

Koha e pagesës së punëtorëve duhet të definohet me datë. Nga 1 deri datën 3 ose 5 të çdo muaji. Sot në Kosovë në mungesë të këtij precizomi nuk u paguhen rrogat punëtorëve nga disa muaj. Punëdhënësi e arsyeton mospagesën me pagesë të njëhershme pas një kohe. Pikërisht për këtë kjo çështje nuk duhet lënë në dorë të kontratës së punës, por duhet precizuar me ligj.

Page 8 of 29

Xhirollogaria

Emri:
PARTIA SOCIALISTE E KOSOVËS

Emri i bankës:
ProCredit Bank

Numri i xhirollogarisë:
1110084180000126

Swift Code:
MBKORS22

Adresa:
Prishtinë, 10000, Kosovë

PSK - parimet themelore

Partia Socialiste e Kosovës u krijua si domosdoshmëri politike, pas krijimit të rrethanave të reja kombëtare: çlirimit të vendit, shpalljes së Pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare të Kosovës shtet sovran e i pavarur.

PSK do të jetë subjekt politik i së majtës europiane, që respekton pluralizmin demokratik dhe vlerat e  shoqërisë qytetare.

Veprimtarinë e saj politike do ta udhëheqin parimet dhe vlerat e mirëfillta demokratike.

Ajo do të angazhohet për një shoqëri të lirë demokratike, që respekton vullnetin, tolerancën, diversitetin e njerëzve dhe liritë e të drejtat qytetare.

PSK do të angazhohet për ndryshime pozitive në shoqëri dhe për zhvillimin e natyrshëm  të vendit në ritmin modern të botës.

PSK do të jetë e hapur për bashkëpunim të barabartë me të gjitha subjektet politike kombëtare e ndërkombëtare për çështjet me interes të përbashkët për vendin e më gjerë.


Lexo programin...