Sunday Sep 05

Deputeti Emrush Xhemajli priti delegacionin e Sindikatave Zvicerane

alt

Prishtinë, 28 maj 2010
Deputeti i Partisë Socialiste të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, Emrush Xhemajli, ka pritur sot një delegacion të Sindikatave Zvicerane (UNIA&SIT), i kryesuar nga Rita Schiavi, udhëheqëse e sindikatave UNIA, e në të cilin merrnin pjesë edhe Ueli Leuenberger, anëtar i Parlamentit Zviceran dhe kryetar i Partisë së Gjelbër, Jean Michel Varcher, specialist në sindikatat SIT të Gjenevës, Ruzhdi Ibrahimi, specialist i sigurimeve shoqërore në UNIA, Shani Zekolli, sekretar sindikal në Sindikatën SIT në Gjenevë dhe Osman Osmani, sekretar i UNIA-s në sektorin për migracion.
Deputeti Xhemajli fillimisht e ka njoftuar delegacionin zviceran me angazhimin e tij që po bën lidhur me sigurimet shoqërore që u ka ndërprerë Zvicra shtetasve të Kosovës pas prishjes së marrëveshjes së arritur me ish-Jugosllavinë në vitin 1964.
Deputeti Xhemajli tha se i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ministrit të punës dhe mirëqenies socialise, Nenad Rashiq, me pyetje parlamentare për këtë çështje.
Xhemajli tha se është angazhuar vazhdimisht që të sillen dhe miratohen në Kuvend ligjet përkatëse që rregullojnë statusin e punëtorëve dhe pensionistëve.
Udhëheqësja e delegacionit zviceran, Rita Schiavi, tha se gjatë takimeve që kanë pasur me përfaqësues të institucioneve të Kosovës kanë vërejtur mungesë totale të informacionit për pasojat që sjellë mungesa e marrëveshjes për sigurimet shoqërore.
Ajo tha se institucionet e Kosovës ia kanë bërë shumë të thjesht Zvicrës që të bëjë atë që do lidhur me çështjen e sigurimeve shoqërore.
Qeveria e Kosovës ka treguar pak interes për këtë çështje, ka munguar oferta konkrete nga ana e Ministrisë së punës. Tash janë vështirësuar gjërat dhe zgjidhja përfundimtare e çështjes së sigurimeve shoqërore kërkon kohë, pasi Kosova duhet të plotësojë disa kushte, thanë përfaqësuesit e delegacionit zviceran.
Përfaqësuesit e sindikatave zvicerane thanë se janë duke negociuar për gjetjen e një zgjidhje të ndërmjetme derisa të arrihet marrëveshja.
Sindikalistët Zviceranë kanë sqaruar se qytetarët e Kosovës që punojnë dhe jetojnë në Zvicër nuk do të mund t’i shfrytëzojnë jashtë shtetit të Zvicrës pensionet e tyre të fituara nga marrëdhënie e punës në Zvicër, si dhe shtesat e fëmijëve, nëse kthehen të jetojnë në Kosovë.
Delegacioni zviceran dje i ka dorëzuar Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale peticionin e mbi 12 mijë qytetarëve që jetojnë në Zvicër, në kundërshtim të prishjes së njëanshme të Marrëveshjes së sigurimeve shoqërore nga viti 1964.

PËR POLITIKËN NË KOSOVË

Duhet të hiqet bindja se Kosova dhe shqiptarët në Kosovë janë burim dhe vend transit i krimeve dhe rrjeteve kriminale, i narkotikëve, i prostitucionit, i korrupsionit, strehë për veprimtarit që në botë cilësohen si veprimtari të ndaluara dhe kriminale.

Partia Socialiste e Kosovës këtë bindje mendon që mund ta zëvendësojë me një sy admirues për Kosovën nga bota përmes projektesh vizionare, praktike dhe afatgjata të tipit eurosocialist, duke harmonizuar zhvillimin ekonomik kujdesshëm dhe me përkushtim, me ndërtimin e një ambienti të sigurt social dhe të sigurisë në përgjithësi bazuar në arritje të vërteta demokratike.


Arben Rashkaj


1. Aktrimi përball ngjarjeve dhe politikave duke iu bërë bisht po karakterizohen në skenën tone politike. Ka dy vjet që kjo qeveri po i imiton qeveritë e mëparshme.
Kjo shoqëri po voton njerëzit të cilët shpresojnë se do të mësohen të bëjnë politikë. Kjo kushton kohë dhe para për buxhetin shtetëror dhe kjo barrë është çmimi që paguan vetë qytetari i Kosovës përveç taksave dhe tatimeve tjera. Si duket, banori i Kosovës jeton me qiranë më të lartë në botë në vendin e tij! Dhe s’ka se si të ketë zhvillim ekonomik sepse ky zhvillim është veç një ëndërr e cila është shndërruar në një makth shprese të cilës I përshtatet maksima popullore: “Një ditë do të bëhet mirë”. Cila është ajo ditë askush nuk e di dhe askush nuk mund ta përshkruajë se si do të dukej. Në fushatat zgjedhore të gjithë kanë plane dhe projekte, megaplane dhe megaprojekte, por plani kryesor I çdonjërës parti politike është t’i fitojnë zgjedhjet dhe t’i harrojnë projektet. Më vonë fillon epoka e të bërit politik spontane. Spontaniteti përkundrejt bërjes politikë shtetërore i sjell pasojat e mos-shtrirjes së pushtetit në tërë territorin e Kosovës, të një kushtetutshmërie e cila nuk zbatohet as nga vetë Prishtina zyrtare dhe të një gjyqësori I cili po krijon precedentë spektakularë.

Read more: PËR POLITIKËN NË KOSOVË

Rexhep Qosja: Kuvend demokratik, apo Politbyro politike

Kërkesa e opozitës për hapjen e kutive është e arsyeshme, ndërsa refuzimi i maxhorancës është i paarsyeshëm. Ky refuzim tregon se qeverisja ende kuptohet si pushtet, tregon se në jetën tonë shteti vazhdon të jetë i privatizuar prej pushtetit, tregon se edhe koncepti i qytetarit për shtetin dhe qeverisjen është koncept jodemokratik, që pajtohet lehtë me sundimin, më pak a më shumë, despotik, tiranik, diktatorial, totalitar, autoritar”. Kështu shprehet Akademiku kosovar, Rexhep Qosja në lidhje me krizën politike që ka mbërthyer vendin tonë. Duke e gjykuar grevën e urisë si të drejtë, sepse sipas tij “në Shqipëri ka shumë arsye për greva, protesta e mosbindje civile”, Qosja fl et edhe për probleme të tjera. Kuvendin shqiptar e sheh me mentalitet stalinist, lirinë e medias e sheh të cenuar e veç këtyre, gjuha e politikës për të është gjedhë gjuhësore politike tipike staliniane. Ai krahason kryeministrin aktual me udhëheqës komunistë, e për këtë jep argumentet e veta. E ndërkaq, zgjidhjen e krizës politike në vend e sheh të zgjidhur vetëm me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Sa i takon peticionit të artistëve kundër grevës, Qosja e thotë fjalën e tij: “Nismë e gabuar, fatkeqësi intelektuale dhe morale të nënshkruesve të atij peticioni”.

Admirina Peçi/Gazeta Shqiptare

Profesor, gjendja në politikën e Tiranës duket e tensionuar dhe polarizuar. Ka një grevë urie të deputetëve dhe mbështetësve të PS-së në qendër të kryeqytetit. Si e shihni ju këtë grevë urie?
Nuk mendoj se nocionet tensionim dhe polarizim e shpjegojnë saktësisht gjendjen në politikën e Tiranës. Gjendja në këtë politikë është më keq se vetëm e tensionuar dhe e polarizuar. Dhe kjo gjendje, me pak pushime të shkurtra, është e tillë tash e njëzet vjet. Gjendja në politikën e Tiranës është, fatkeqësisht, gjendje e politikës së urrejtjes midis dy partive kryesore.
Të dhëna që e pohojnë këtë shpjegim ka tepër shumë! Dhe kjo urrejtje është e nxitur prej mospajtimeve, në të vërtetë prej kundërshtive të ndryshme. Dhe, të ashpra. Kjo urrejtje midis dy partive po nxit shumë urrejtje në popull.

Read more: Rexhep Qosja: Kuvend demokratik, apo Politbyro politike

Page 9 of 29

Xhirollogaria

Emri:
PARTIA SOCIALISTE E KOSOVËS

Emri i bankës:
ProCredit Bank

Numri i xhirollogarisë:
1110084180000126

Swift Code:
MBKORS22

Adresa:
Prishtinë, 10000, Kosovë

PSK - parimet themelore

Partia Socialiste e Kosovës u krijua si domosdoshmëri politike, pas krijimit të rrethanave të reja kombëtare: çlirimit të vendit, shpalljes së Pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare të Kosovës shtet sovran e i pavarur.

PSK do të jetë subjekt politik i së majtës europiane, që respekton pluralizmin demokratik dhe vlerat e  shoqërisë qytetare.

Veprimtarinë e saj politike do ta udhëheqin parimet dhe vlerat e mirëfillta demokratike.

Ajo do të angazhohet për një shoqëri të lirë demokratike, që respekton vullnetin, tolerancën, diversitetin e njerëzve dhe liritë e të drejtat qytetare.

PSK do të angazhohet për ndryshime pozitive në shoqëri dhe për zhvillimin e natyrshëm  të vendit në ritmin modern të botës.

PSK do të jetë e hapur për bashkëpunim të barabartë me të gjitha subjektet politike kombëtare e ndërkombëtare për çështjet me interes të përbashkët për vendin e më gjerë.


Lexo programin...