Rrjeta e PSK
PSK: Tenderimi i PTK-së, pa miratimin e Kuvendit të Kosovës, i pa drejtë dhe jo korrekt
- Partia Socialiste e Kosovës kritikon Qeverinë e Kosovës për shpalljen e tenderit për shitjen e aksioneve të PTK-së. PSK e konsideron të pa drejtë dhe jo korrekt veprimin e Qeverisë për shpalljen e ftesës për pjesëmarrje në tenderin për shitjen e shumicës së aksioneve të PTK-së, pa qenë e votuar në Parlamentin e Kosovës strategjia për privatizimin e kësaj ndërmarrje të rëndësishme publike.
- Qeveria e Kosovës dhe diplomacia e saj, vendimin e GJND-së nuk kanë arritur ta përdorin si argument të fortë diplomatik për të ndikuar në mënyrë të shpejtë në shtimin e njohjeve.
Prishtinë, 7 gusht 2010
Partia Socialiste e Kosovës ka kritikuar sot në një konferencë shtypi Qeverinë e Kosovës për shpalljen e tenderit për shitjen e aksioneve të PTK-së. Arben Rashkaj, sekretar organizativ, tha se PSK e konsideron të pa drejtë dhe jo korrekt veprimin e Qeverisë për shpalljen e ftesës për pjesëmarrje në tenderin për shitjen e shumicës së aksioneve të PTK-së, pa qenë e votuar në Parlamentin e Kosovës strategjia për privatizimin e kësaj ndërmarrje të rëndësishme publike.
Read more: PSK: Tenderimi i PTK-së, pa miratimin e Kuvendit të Kosovës, i pa drejtë dhe jo korrekt
Deputeti Emrush Xhemajli takon përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, bisedon për ligjin mbi kategoritë e luftës
Deputeti i PS-së në Kuvendin e Kosovës, Emrush Xhemajli, ka thënë se, pas kërkesave të pareshtura të bëra nga shoqatat, ka arritur t’i tubojë 67 nënshkrime të deputetëve për t’i bërë disa amendamentime rreth ndryshimit dhe plotësimit të ligjit, ndërsa ka shpjeguar se për këtë ligj ka një konsensus të përgjithshëm.
Ferizaj, 3 gusht 2010
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Socialiste, Emrush Xhemajli, në kuadër të kohës së paraparë për takime me qytetarë, grupe, iniciativa qytetare dhe shoqata, të martën ka takuar krerët e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së të degëve të Ferizajt. Temë e këtij takimi kanë qenë çështjet që kanë të bëjnë me ligjin mbi kategorinë e luftës, i cili së shpejti nga qeveria e vendit do t’i dërgohet për procedim Kuvendit të Kosovës. Xhemajli ka thënë se ky ligj ka një historik në vete. Sipas tij në vitin 2006 ishte proceduar dhe aprovuar në Kuvend, por nuk kishte marrë nënshkrimin e përfaqësuesit special të OKB-së, duke bërë që i njëjti të zbatohej pjesërisht, por jo edhe i zyrtarizuar, dhe duke lënë pa zgjidhje çështjen e statusit të veteranëve të luftës dhe shumë çështje të tjera.
E majta eurosocialiste nuk është komuniste
Eurosocialistët janë pjesë e frontit të ardhshëm për prosperitet evropian të zhvillimit të shoqërisë tonë, të zhvillimit ekonomik, të përgatitjes për integrime të dinjitetshme dhe shembullore në strukturat evropiane dhe euroatlantike, janë alternativa e cila mendon seriozisht për integrimin e të rinjve në procese të rëndësishme të shtetndërtimit dhe zhvillimit të vërtet demokratik, për të mos e parë marrjen e pushtetit si mënyrë përmes së cilës ata do pasurohen me shpejtësi, por si interes i vendit dhe për të vendosur shtetin ligjor në binarët e shekullit XXI.
ARBEN RASHKAJ
Shumica e partive politike që kanë marr mandatin nga populli janë deklaruar të djathta dhe mbrojnë interesat e grupit të parë dhe të dytë të njerëzve në kurriz të pjesës më të madh të popullsisë, ndërsa një numër simbolik janë deklaruar se kanë orientim politik të majtë ose kanë lënë të kuptohen se kanë koncepte të tilla.
Ligji i Punës, i cili edhe pse me kaq vonesë, miratohet jo për të mbrojtur ata që u dedikohet, por ky ligj i diskriminon punëtorët dhe i favorizon sipërmarrësit dhe e len punëtorin pa mbrojtje elementare ligjore.
Page 2 of 29





