Sunday Sep 05

PSK ndërpret koalicionin me PDK-në

E diel, 13 shtator 2009
 
Kryetari i Partisë Socialiste të Kosovës, Emrush Xhemajli, në konferencën e sotme njoftoi gazetarët edhe me vendimin e Këshillit të Përgjithshëm të PSK-së për ndërprerjen e koalicionit me PDK-në. “Koalicioni PDK me LPK - tash Partia Socialiste, ka funksionuar dhe ka pasur rëndësinë e vet para, gjatë dhe një periudhë pas pavarësimit të vendit”, tha kryetari Xhemajli dhe shtoi se “në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Përgjithshëm është konstatuar se ka një kohë që realisht koalicioni PS dhe PDK nuk funksionon. Kjo u vërtetua edhe kohëve të fundit. Për më tepër është konstatuar se PDK ka ndërruar për 180 shkallë politikat e saja për sektorë kyç të zhvillimit ekonomik dhe demokratik të vendit”.
Xhemajli tha se PDK-ja nga politikat e majta, që ndiqte kur ishte në opozitë, politika që ka pasur edhe LPK-ja, atëherë kur edhe u bë koalicioni parazgjedhor, tashmë po ndjek politika ultra të djathta, të cilat nuk i shkojnë vendit dhe popullit tonë të varfër.
PS e ka të pamundur të ndajë përgjegjësinë për atë çka po ndodh me tjetërsimin e pronës publike, me menaxhimin e ndërmarrjeve publike, me mënyrën e privatizimit total në ekonomi, me politikën e taksave dhe tatimeve etj., tha Xhemajli dhe shtoi se “nga ana tjetër nuk mund të ndajë përgjegjësinë bashkë për zhvillimin demokratik të vendit, sidomos në politikën e pengimit të punës së agjencioneve të pavarura të vendit, pengimin e punës në Kuvendin e Kosovës, trajtimin partiak të shërbyesve civilë”. Për këto arsye kryesore, sqaroi kryetari Xhemajli, Këshilli i Përgjithshëm i Partisë Socialiste e ka ndërprerë koalicionin, duke vlerësuar atë pjesë të bashkëpunimit pozitiv që është bërë në mes dy subjekteve tona.
Kryetari i PSK-së, Emrush Xhemajli, tha se nga sot, ne jemi rival politik me këtë subjekt (PDK), ndërsa jemi partner për bashkëpunim vetëm për atë që na obligon Kushtetuta e ligji. Kjo gjithashtu nënkupton se deputeti i PS nuk është më në Grupin Parlamentar të PDK-së dhe është deputet i pavarur i Partisë Socialiste.
 

Ali Halimi kandidat i PSK-së për kryetar të Shtërpcës

E premte, 11 shtator 2009

Dega e Partise Socialiste të Kosovës në Shtërpcë, ka propozuar Ali Halimin kandidat për kryetar të Komunës së Shtërpcës.

Vendimi për ta propozuar Ali Halimin për këtë post është marrë në konsultim me anëtarësinë e Partisë Socialiste dhe propozimet e ardhura nga qytetarët, thuhet në njoftimin e Degës së PSK-së në Shtërpcë.

Kryesia qendrore e PSK-së ka mirepritur vendimin e Degës në Shtërpcë dhe konsideron se, Ali Halimi është personi më i qelluar për këtë post. Ai është dëshmuar jo vetëm në strukturat e partisë po edhe gjatë punës së tij në detyrën e nënkryetarit të Komunës së Shtërpcës, që aktualisht është duke kryer.

Ali Halimi është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste të Kosovës.

Qeveria ka dështuar në vendosjen e sistemit të kontrollit të integruar të kufirit dhe emetimin me kohë të pasaportave biometrike


Megjithëse debati për protokollin EULEX-Serbi është shpallur i mbyllur nga ana e Qeverisë, në fakt, asgjë nuk është mbyllur.
Për PSK-në përmbajtja e protokollit, e atillë siç është bërë publike, është e papranueshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, por PSK mirëpret bashkëpunimin me EULEX-in dhe me vendet fqinje mbi baza të reciprocitetit.

 
 
Prishtinë, 5 shator 2009
 
Kryesia e Partisë Socialiste të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot tha se Qeveria e Kosovës ka demonstruar paaftësi në vendosjen e sistemit të kontrollit të integruar të kufirit. Këtu përfshihet vendosja e databazave valide, të integruara me sistemet e sigurisë me BE, në qendër dhe në pikat kufitare, si dhe emetimin me kohë të pasaportave biometrike. Gjithashtu i ka munguar puna në baza ditore për vendosjen e kontrollit në territor, në disa pjesë kufitare. Këtu duhej të ishte përfshirë dhe kërkesa e qeverisë për EULEX-in për të bashkëpunuar për marrëveshje ose protokoll kufitar të bashkëpunimit me të gjithë fqinjët, të pranueshme për BE, që vendi të integrohet më shpejt në të. Por, Qeveria në të gjitha këto punë konkrete ka dështuar. Për më tepër Qeveria paaftësinë e vet lidhur me këtë e ka shprehur duke i ikur problemit. Megjithëse debati për protokollin EULEX-Serbi është shpallur i mbyllur nga ana e Qeverisë, në fakt, asgjë nuk është mbyllur.
Për PSK-në përmbajtja e protokollit, e atillë siç është bërë publike, është e papranueshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, por PSK mirëpret bashkëpunimin me EULEX-in dhe me vendet fqinje mbi baza të reciprocitetit.
Kryesia e PSK, vlerësoi në mbledhje se për shkak të mungesës së një politike që çon përpara dhe që zgjidhë çështjet ka ardhur deri te zhvillimet e gushtit në Prishtinë dhe Mitrovicë. Përderisa në Prishtinë u shpreh revoltë politike, në Mitrovicë u shpreh mllef fashist i kohërave të shkuara.
PSK e kupton drejt revoltën e qytetarëve dhe përkrah shprehjen e saj të lirë, por për ne është e papranueshme përdorimi i dhunës dhe dëmtimi i pronës.
Kryesia e PSK vlerëson se protestat dhe veprimtaritë që bëhen për pengimin e qytetarëve për ndërtimin e shtëpive të tyre janë fashiste. Nxitësit dhe orkestruesit e këtyre veprimeve janë mbeturina të kohës së Milosheviqit e Sheshelit, kështu që me ta duhet të merret vetëm policia. Me ta nuk duhet të ketë kurrfarë dialogu, siç po e mbajnë të instaluar disa.

Page 27 of 29

Xhirollogaria

Emri:
PARTIA SOCIALISTE E KOSOVËS

Emri i bankës:
ProCredit Bank

Numri i xhirollogarisë:
1110084180000126

Swift Code:
MBKORS22

Adresa:
Prishtinë, 10000, Kosovë

PSK - parimet themelore

Partia Socialiste e Kosovës u krijua si domosdoshmëri politike, pas krijimit të rrethanave të reja kombëtare: çlirimit të vendit, shpalljes së Pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare të Kosovës shtet sovran e i pavarur.

PSK do të jetë subjekt politik i së majtës europiane, që respekton pluralizmin demokratik dhe vlerat e  shoqërisë qytetare.

Veprimtarinë e saj politike do ta udhëheqin parimet dhe vlerat e mirëfillta demokratike.

Ajo do të angazhohet për një shoqëri të lirë demokratike, që respekton vullnetin, tolerancën, diversitetin e njerëzve dhe liritë e të drejtat qytetare.

PSK do të angazhohet për ndryshime pozitive në shoqëri dhe për zhvillimin e natyrshëm  të vendit në ritmin modern të botës.

PSK do të jetë e hapur për bashkëpunim të barabartë me të gjitha subjektet politike kombëtare e ndërkombëtare për çështjet me interes të përbashkët për vendin e më gjerë.


Lexo programin...