Sunday Sep 05

Biografia e kryetarit të PSK-së, Ilaz Kadolli

alt


Ilaz (Ilaz) KADOLLI lindi më 23.11.1959 në Bukosh të Therandës.
Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmin në Therandë, ndërsa Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës më 1984.
Provimin e jurisprudencës e ka dhënë më 2002 në Prishtinë.
Jeton në Prizren, ku nga gushti 2003 ushtron profesionin e avokatit.
Është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Veprimtaria politike

Pjesëmarrës aktiv në Demonstratat gjithëpopullore më 1981 në Prishtinë.
Anëtar themelues i Lëvizjes Popullore të Kosovës më 1982. dhe bashkëveprimtar me Nuhi Berishën, Enver Topallin, Gafurr Elshanin etj.
Udhëheqës dhe organizator i Demonstratave 1982-1983 në Prishtinë.
Anëtar i Kryesisë së LPK- së brenda vendit nga viti 1982-1993.
Bashkëveprimtar në strukturat udhëheqëse të LPK-së brenda vendit me Afrim Zhitinë, Fadil Vatën, Bejadin Hallaçin, Ahmet Haxhiun, Gafurr Elshanin e, Ramadan Avdiun.
Pjesëmarrës aktiv në Mbledhjet e Përgjithshme të LPK-së brenda vendit:
Divjakë të Kleçkës, më 1989,
Ujëmir të Drenicës, më 1991,
Kollare të Maqedonisë, më 1993, ku janë marrë vendime historike për fatin e popullit tonë.
I burgosur politik më 2 korrik 1993 dhe i dënuar me 2,5 vjet burgim të rëndë nga regjimi serb.
Themelues i njësiteve guerile në rrethin e Therandës 1989- 1993.
Pjesëmarrës aktiv i Luftës Çlirimtare të UÇK-së që nga fillimi.
Themelues i Brigadës 123 të Zonës Operative të Pashtrikut.
Kuadër udhëheqës në ZOP.
Themelues e anëtar i strukturës udhëheqëse të njësitit special diversant “Syri i shqiponjës”, i njohur për operacionet e suksesshme luftarake gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë.

Pas çlirimit

Nënkryetar i parë i komunës së Therandës në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës më 1999.
Oficer i lartë me gradën major i TMK-së, Zona II Mbrojtëse në Prizren më 2000-2003.
Anëtar i Kryesisë së LPK-së deri më 30 maj 2009.
Ndër themeluesit e Partisë Socialiste të Kosovës, anëtar i Kryesisë së PSK-së dhe kryetar i Degës së saj në Prizren.

Xhirollogaria

Emri:
PARTIA SOCIALISTE E KOSOVËS

Emri i bankës:
ProCredit Bank

Numri i xhirollogarisë:
1110084180000126

Swift Code:
MBKORS22

Adresa:
Prishtinë, 10000, Kosovë

PSK - parimet themelore

Partia Socialiste e Kosovës u krijua si domosdoshmëri politike, pas krijimit të rrethanave të reja kombëtare: çlirimit të vendit, shpalljes së Pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare të Kosovës shtet sovran e i pavarur.

PSK do të jetë subjekt politik i së majtës europiane, që respekton pluralizmin demokratik dhe vlerat e  shoqërisë qytetare.

Veprimtarinë e saj politike do ta udhëheqin parimet dhe vlerat e mirëfillta demokratike.

Ajo do të angazhohet për një shoqëri të lirë demokratike, që respekton vullnetin, tolerancën, diversitetin e njerëzve dhe liritë e të drejtat qytetare.

PSK do të angazhohet për ndryshime pozitive në shoqëri dhe për zhvillimin e natyrshëm  të vendit në ritmin modern të botës.

PSK do të jetë e hapur për bashkëpunim të barabartë me të gjitha subjektet politike kombëtare e ndërkombëtare për çështjet me interes të përbashkët për vendin e më gjerë.


Lexo programin...