Rrjeta e PSK
E majta politike dhe ndryshimet
Ishte aksioni i përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Kosovë që quhet EULEX, për të hetuar korrupsionin dhe angazhimi amerikan, përmes konferencave të Kristofer Dellit, të cilat i organizoi para disa muajsh në Kosovë, sinjale të mjaftueshme për të kuptuar nevojën për të mbështetur nisma të reja organizimesh politike më vitale, më dinamike dhe më të përgjegjshme që krijuan hapësira bazë për nisje të guximshme politikash të reja dhe moderne.
Partia Socialiste është në gatishmëri e dispozicion të plotë, për të kontribuar në këtë proces të porsanisur, që nënkupton tejkalim cilësor nga ky stad primitiv i organizimit të shtetit demokratik në një stad më të lartë, i cili ka për qëllim, përveç tjerash, edhe profilizim ideologjik etj. të spektrit partiak në Kosovë.
Haki MORINA
Ngado që te sillesh, kudo që të qëndrosh e me këdo që të takohesh, do të ndjesh nota pesimizmi (e mosbesimi) të thellë në aftësitë qeverisëse të politikës së sotme të Kosovës. Dhe s`ke si të ndjehesh mirë në këtë atmosferë deprimuese dhe indisponimi të përgjithshëm e, për më shumë, edhe mungese të theksuar shprese përballë një pamjeje totalisht joevropiane e mungese të theksuar sinjalesh për dalje nga ky mjerim!Shtrohet pyetja pothuajse e të gjitha kohëve, e depresionit politik e moral: ç’të bëhet? Si të veprohet ndryshe?
Duke pasur parasysh faktin se ngado që ta riparosh një godinë të ndërtuar keq, ajo nuk mund të bëhet funksionale, del se duhet rrënuar dhe mbi themelet e saj duhet ndërtuar nga fillimi një të re.
E para, formacionet e ndershme, por të pakënaqura nga politika aktuale e klasës politike, duhet të kuptojnë se janë thjesht dekor, i cili shfrytëzohet prej tyre, dhe përpjekjet e tyre reformuese janë të destinuara të dështojnë. Këto kontingjente progresive duhet të gjejnë forcë diferencimi, të cilat nuk mund të bëhen duke pritur krijimin e vetvetishëm të rrethanave e kushteve të përshtatshme (nuk janë krijuar tani?!), por duke punuar me programe (e projekte) për të realizuar shtylla të qëndrueshme politike, të cilat do të jenë bazë e godinës së re qeverisëse, për të cilën Kosova tani ka nevojë urgjente.
Iluzionet në aftësinë përmirësuese të ish-drejtuesve çlirimtarë të shndërruar sot në kulte apo ecja nëpër udhët e plakura politike, pengojnë vitalitetin dhe energjinë kombëtare për të ecur përpara, lejojnë mbetje prapa dhe vendnumërime të pajustifikueshme, prej të cilave po vuajnë e do të vuajnë fëmijët tanë, sepse nostalgjia ndaj politikave të kaluara duke përfshirë këtu edhe të kaluarën çlirimtare, i zë frymën mendimit për të ardhmen, përsërit në formë tjetër mënyrën politike të klasës totalitariste e cila realizoi një sistem komunist, që rezultoi me megadështim historik.
Dhe, çfarë ndodh?
Mendimet folklorike, që nënkuptojnë vetëkënaqësi të tipit: “Jemi më inteligjentët dhe më të mençurit e botës; jemi më të pastrit, jemi më të bukurit, truri ynë ose kuadrot tona janë të niveleve që na kanë lakmi edhe vendet më të zhvilluara”, - nuk janë tjetër, pos paaftësi distancimi dhe mosguxim për të shikuar përpara. Si mund të mendohet që ne (mund) të zhvillohemi, kur vendi më i zhvilluar i botës, Japonia, u thotë fëmijëve ne jemi më të varfrit në botë!!! Ndërsa ne, si vendi më i pazhvilluar, u themi të tjerëve dhe vetes se jemi të mirë. E në këtë gjendje të dehur natyrisht se s`ka mundësi të bëhet asnjë punë, asnjë projekt, asnjë mendim ose ide ardhmërie.
Koha për mjegullheqje nga sytë tanë të lodhur ka ardhur ashtu siç ka ardhur edhe për mbledhje të energjisë për lëvizje të guximshme, në krijimin e kushteve për nisje të reja. Angazhimi për të ruajtur vazhdime me perspektivë të ndritur e shpresëdhënëse në interes të përmirësimit të jetës, e pastaj edhe për të neutralizuar optimalisht rraskapitjen nëpër vallëzimet josakrifikuese të organizuara nga mjeshtrit pushtetmarrës, është misioni më fisnik i forcave progresive.
Ishte aksioni i përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Kosovë që quhet EULEX, për të hetuar korrupsionin dhe angazhimi amerikan, përmes konferencave të Kristofer Dellit, të cilat i organizoi para disa muajsh në Kosovë, sinjale të mjaftueshme për të kuptuar nevojën për të mbështetur nisma të reja organizimesh politike më vitale, më dinamike dhe më të përgjegjshme që krijuan hapësira bazë për nisje të guximshme politikash të reja dhe moderne.
Partia Socialiste është në gatishmëri e dispozicion të plotë, për të kontribuar në këtë proces të porsanisur, që nënkupton tejkalim cilësor nga ky stad primitiv i organizimit të shtetit demokratik në një stad më të lartë, i cili ka për qëllim, përveç tjerash, edhe profilizim ideologjik etj. të spektrit partiak në Kosovë.
Angazhimi fisnik i amerikanëve dhe i evroperëndimorëve gjithashtu është një mbështetje në interes të Kosovës, e cila duhet të kanalizohet drejt, për të mos lejuar forma anarkiste të kundërshtimit politik siç ka ndodhur me “rebelimet vetëvendosëse” të deritanishme pa vizion, konstruktivitet e largpamësi, por për të sjellë frymë tjetër në këtë politikë, kualitete të palodhshme dhe freskuese me përmbajtje më të lartë morali e idealizmi racional, veprimtari që patjetër do të sillnin produkte me rendimente optimale për të realizuar përparim, lartësi përmbajtësore e hapa më të mëdhenj afrimi me botën e zhvilluar perëndimore.
Çdo kohë kërkon patriotizëm, sepse atdhedashuria nuk është çështje sezonale siç e kanë menduar pushtetmbajtësit ose lidershipi politik aktual i Kosovës.
(Autori është sekretar i përgjithshëm i PSK-së)





