Sunday Sep 05

Protestë kundër privatizimit të PTK-së, protestën e mbështeti edhe PSK-ja


Emrush Xhemajli, deputet i PSK-së, “unë kam dal këtu të solidarizohem me kërkesat tuaja kundër privatizimit të PTK-së, sepse sikurse ju jam i bindur thellë se me këtë është duke u dëmtuar ekonomia e vendit, buxheti i Kosovës...”


Prishtinë, 26 korrik 2010
Qindra punëtorë të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), të organizuar nga sindikata e kësaj ndërmarrjeje publike e cila është kundër privatizimit të PTK-së, kanë protestuar të hënën para Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar nga deputetët që edhe ata të kundërshtojnë vendimin e Qeverisë për privatizimin e PTK-së. Kësaj proteste i janë bashkuar edhe sindikata të tjera, siç është Sindikata e Trepçës, por edhe subjekti politik, Partia Socialiste e Kosovës.  


Protestuesit defiluan nga ndërtesa e PTK-së, përgjatë gjithë sheshit “Nëna Terezë” deri te ndërtesa e Kuvendit të Kosovës. Ata mbanin në duar pllakata në të cilat shkruante “Jo privatizimit të PTK-së”, “Deputete të Kuvendit të Kosovës mos jepni aprovimin e për shitjen e pasurisë së qytetarëve të Kosovës”, “Kuvend ndal privatizimin...”, etj. Protestuesit kanë ndaluar para Kuvendit të Kosovës me qëllim që t’u kërkonin deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë kundër privatizimit të PTK-së.
Deputeti i PSK-së, Emrush Xhemajli, ishte i vetmi deputet prezent në protestë. Me këtë rast deputeti Xhemajli ka mbajtur një fjalë të shkurtër në mbështetje të protestën.
“Unë kam dal këtu të solidarizohem me kërkesat tuaja kundër privatizimit të PTK-së, sepse sikurse ju jam i bindur thellë se me këtë është duke u dëmtuar ekonomia e vendit, buxheti i Kosovës”, ka thënë në fillim të fjalës së tij deputeti Xhemajli.
“Le të thotë Qeveria a po e falim PTK-në se po duhet të bëjmë nderë me pasuritë e saja. Dhe Kuvendi, ne deputetët, kujtohemi a kemi llogari. Por të thuhet se po e shesim PTK-në me çmimin 300 milionë, kjo nuk është shitje, as 600 milionë. Është falje” ka thënë më tej Xhemajli. Më tej ai ka thënë se kaq sa po mendohet të shitet PTK-ja, kjo ndërmarrje mund t’i jap për pak vite, sepse vetëm për dy vite PTK i ka dhënë buxhetit të Kosovës 300 milionë euro.
Deputeti Xhemajli u ka thënë në fund protestuesve se solidarizohet me ta dhe se do t’i thotë jo privatizimit të PTK-së.
Protestës i janë bashkuar edhe shumë anëtarë e përkrahës të Partisë Socialiste të Kosovës.
Protestuesit i kanë përshëndetur edhe përfaqësues të disa sindikatave që mbështesnin kërkesën për mos privatizimin e PTK-së. Ndër të tjerë edhe përfaqësuesi i Sindikatave të Pavarura të Postë Telekomit të të Shqipërisë.

Xhirollogaria

Emri:
PARTIA SOCIALISTE E KOSOVËS

Emri i bankës:
ProCredit Bank

Numri i xhirollogarisë:
1110084180000126

Swift Code:
MBKORS22

Adresa:
Prishtinë, 10000, Kosovë

PSK - parimet themelore

Partia Socialiste e Kosovës u krijua si domosdoshmëri politike, pas krijimit të rrethanave të reja kombëtare: çlirimit të vendit, shpalljes së Pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare të Kosovës shtet sovran e i pavarur.

PSK do të jetë subjekt politik i së majtës europiane, që respekton pluralizmin demokratik dhe vlerat e  shoqërisë qytetare.

Veprimtarinë e saj politike do ta udhëheqin parimet dhe vlerat e mirëfillta demokratike.

Ajo do të angazhohet për një shoqëri të lirë demokratike, që respekton vullnetin, tolerancën, diversitetin e njerëzve dhe liritë e të drejtat qytetare.

PSK do të angazhohet për ndryshime pozitive në shoqëri dhe për zhvillimin e natyrshëm  të vendit në ritmin modern të botës.

PSK do të jetë e hapur për bashkëpunim të barabartë me të gjitha subjektet politike kombëtare e ndërkombëtare për çështjet me interes të përbashkët për vendin e më gjerë.


Lexo programin...